KPK konfirmon në detyrë prokurorin, Adnan Kosova

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori Adnan Kosova ka kaluar sot vetingun dhe është konfirmuar në detyrë.

Kosova është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe iu nënshtrua procesit të rivlerësimit ku rezultoi i pastër.

Hetimi u krye në bazë të tre kritereve të rivlerësimit.

Për kriterin e pasurisë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. KPK kreu një hetim të thelluar në lidhje me pasurinë.

Kosova ka deklaruar pasuritë: apartament 93 metra katror, blerë për 19.600 mijë dollarë amerikanë në vitin 1998. Ka një makinë në vlerën 11 mijë euro. Burimi për apartamentin, të ardhurat nga paga, nga puna si pedagog dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë.

Në vitin 1998 prokurorit iu kalua barra e provës për mungesën e të ardhurave.

Subjekti ka kërkuar edhe marrjen e disa dëshmive në lidhje më këtë problem. DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori ka plotësuar saktë formularin dhe nuk ka informacione se ka lidhje me persona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë. Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij.

Prokurori Kosova ka thënë se: “dy fëmijët e mi janë arsimuar dhe arsimohen në shkolla publike. Gruaja ime merr një page prej 45 mijë lekë. Unë për herë të fundit kam dal jashtë shtetit në vitin 2007. Pasaporta ime është bosh. Me gjithë dëshirën time unë nuk i përballoja dot shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit. Të ardhurat e mija janë të ligjshme”.

 

Zjarr Tv Ad