Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mesfushori 16-vjeçar i Borussia Dortmundit, Rilind Hetemi, e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës.
Hetemi deri tani ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U-16 dhe U-15, ku gjithsej ka pesë paraqitje.
“Kam dy ëndrra, njëra është që të debutoj me skuadrën e parë të Borussia Dortmundit dhe tjetra për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Hetemi.
Hetemi shënoi me skuadrën e Dortmundit U-19 ndaj Monacos në javën e kaluar.
Në 17 paraqitjet e tij me klubin gjerman në këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë 11 asiste.