Dikur kjo statujë ka qenë e pozicionuar në një repart ushtarak në qytetin e Podgoricës. Megjithëse burimet zyrtare nga institucionet shtetërore I mohojnë këto veprime, si derivate të nostalgjisë për jetesën nën komunizëm.
“Këtë aktivitet po e bëjmë si shenjë respekti për gjithçka të mirë që kjo figurë historike ka bërë për vendin tonë”, tha Ivan Vukoviç në ceremoninë e zbulimit. Shumë republika Jugosllave i riemëruan rrugët ose sheshet që mbanin emrin e tij në vitet 90’, duke stimuluar shpërbërjen e shtetit federativ me luftëra të përgjakshme.
Fotografitë, monumentet dhe vepra të tjera arti të lidhura me emrin e tij, u spostuan nga fushëpamja publike. Mali i Zi gjithashtu e ndërroi emrin e kryeqytetit të tij nga Titograd në Podgoricë. Josip Tito, i cili vdiq në vitin 1980, vazhdon ta mbajë të ndarë opinionin publik të Republikave që u shkëputën pas kolapsit të Jugosllavisë.
Ndërsa për disa ai ende konceptohet si lideri që e çliroi vendin nga pushtimi Nazist, për disa të tjerë Tito nuk është tjetër veçse një diktator. Megjithatë, nga një pjesë jo e vogël e popullsive të ish Republikave, Tito vazhdon të kujtohet si politikani që solli mirëqenien në ish Republikat Federale Jugosllave.