Bashkia e Beratit është në projektin “Turizëm i aksesueshëm”, i mbështetur nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri, me qëllim aksesueshmërinë për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Ky projekt synon t’i bëjë burimet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Bashkisë së Beratit lehtësisht të aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Në projekt janë 5 institucione, 3 nga pala greke dhe 2 nga pala shqiptare, përfshirë Bashkinë e Beratit.
Në këtë kuadër u zhvillua edhe takimi në Bashkinë e Beratit ndërmjet partnerëve në projekt, gjatë të cilit u koordinua kalendari i aktiviteteve dhe punimeve që do të ndërmerren gjatë periudhës dyvjeçare të projektit.
Në përfundim të studimeve, projekti do të shoqërohet edhe me investime konkrete në qendrën historike të Bashkisë së Beratit.