Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur ligjin e miratuar në Kuvend për Policinë e Shtetit.
Me anë të një status në twitter, Lleshaj thotë se me këtë ligj hapet rruga drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.
Po ashtu Lleshaj thotë se “Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë”.
“Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”, shkruan Lleshaj në Twittër shoqëruar me hashtagun #EkspertëTëRinjNëPolici.