Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në prag të mbylljes së Vitit të Skënderbeut, mbrëmë në Krujë artistët u bënë bashkë duke risjellë në vëmendje dhe filmin “Skënderbeu” të vitit 1953, por nuk munguan dhe dy premiera të tjera filmi për të pranishmit. E ftuar speciale në këtë mbrëmje festive të kinemasë ishte motra e Gjergj Kastriotit në rolin e Mamicës, Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare në realizimin e këtij filmi, që i reziston kohës edhe sot. Producenti Skënder Jaçe tregon se ky aktivitet është në vijim të veprimtarive që janë bërë dhe në qytete të tjera me filmat, por në Krujë merr një rëndësi të veçantë pasi zhvillohet në kuadër të Vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu.