Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas mediave italiane viktima është Selim Selmani, i cili u aksidentua nga një makinë “Fiat” në rrugën “Scopa” të zonës industriale të Centobuchi, jetonte me familjen e tij në shtetin italian prej vitesh.
Në momentin e aksidentit shqiptari po lëvizte në këmbë. Ndonëse shërbimi i ambulancës shkoi në vendngjarje shumë shpejtë, 58 vjeçari nuk arriti të mbijetonte më gjatë se 40 minuta nga koha e aksidentimit.