Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zjarrin e madh që ka rënë sot paradite në tregun industrial në Laç. Tregtarët të cilët punojnë çdo ditë në këtë treg tregojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi sipas tyre, nuk ka pasur shkak tjetër që mund të binte.
Pas alarmit të dhënë në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë. Po punohet për shuarjen e flakëve të zjarrit dhe kanë nisur hetimet për zbardhen e ngjarjes.
Tregtarët tregojnë se ishin kërcënuar nga njëri prej tyre dhe madje kishin bërë dhe denoncim në polici, por kjo e fundit sipas tyre nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
“Ka një muaj rresht që paralajmëron “do t’u vras, do t’u djeg”. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti. Boll kam pas, mbi 7 milionë lekë mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion. Ka pas garantuar ai pronari i vendit që e ruaj unë.Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, por vetë ata vëllezërit pronarë.Mbi 15 milion dëm. Kërkoj nga shteti të na ndihmojë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë fëmijët. Ne erdhëm me hap mallin dhe pamë zjarrin.Nuk dimë asgjë.”, ishte kjo dëshmia e një tregtarje.