Lezhë/ Stabilizohet situata me energji elektrike

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Lezhë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se situata e furnizimit me energji elektrike është stabilizuar.

Zona më problematike vijon të mbetet Zejmeni i cili furnizohet nga një fidër ajror me gjatësi mbi 50 km.

Edhe pse moti nuk është në favor, OSHE ka sqaruar se është punuar gjatë gjithë natës, ndërsa ende punonjësit ndodhen në terren .

Mësohet se nga raportimi  i fundit, është vendosur në punë fideri Zejmen  dhe po jepet energji gradualisht çdo fshati përmes manovrimeve.

Momentalisht 5 fshatra janë problematike dhe po mendohet për një zgjidhje e shpejtë me përmirësimin e motit.

Zjarr Tv Ad