Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është liruar nga burgu banori i zonës së Astirit, Astrit Ilir Katiraj, i cili goditi me këpucë Edi Ramën, në ambientet e spitalit ushtarak.
Ndaj këtij shtetasi, gjykata ka dhënë masën e detyrimit të paraqitjes.
Dhjetëra banorë të Unazës së Re ishin sot në mbështetje të tij duke kërkuar dhe lirimin nga burgu të shtetasit tjetër, Daniel Dobraj i cili akuzohej se qëlloi me kapsolle efektiven Ina Nuka.
Djali i Katirajt tha se dhënia e drejtësisë ishte e vonuar, dhe se babai i tij do t’i bashkohet protestës që prej pasdites së sotme.