Rizgjimi i Etnas shkaktoi mbi 1000 lëkundje tërmeti në Itali

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Siçilinë rreth vullkanit më aktiv të Evropës, Etna, duke plagosur së paku 10 persona, raportojnë mediat italiane.

Disa ndërtesa u dëmtuan nga lëkundja më e fundit në dhjetra dridhje të regjistruara që kur Etna shpërtheu.

Vullkani Etna në Siçili është nga vullkanët më të lartë e aktivë në Europë.

Rizgjimi i aktivitetit të tij i regjistruar gjatë orëve të fundit është motivi i tërmetit të fuqishëm prej 4.8 ballë që goditi gjatë natës së shkuar mjaft komuna siçiliane dhe sipas ekspertëve lëkundje të reja tërmeti mund të verifikohen në vijim.

Në tre orët e para të ditës janë regjistruar rreth 150 lëkundje tërmeti.

Etna vazhdon të jetë mjaft aktivë e ekpsertët e vullkanologjisë kanë verifikuar krisje në kraterit të vullkanit, i cili ka shkaktuar daljen e llavës në pjesën perëndimore të tij.

Rjedha e llavës ka vazhduar dhe gjatë paradites së 25 dhjetorit duke përfshirë territorin e luginës Valle del Bova.

Në rajonin e Sicilisë, jetojnë mjaft emigrantë shqiptarë, të cilët kanë mbërritur në këtë territor pas viteve ’90. Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 300 shqiptarë që jetojnë në territorin e komunave të goditura nga tërmeti.

Komuniteti i shqiptarëve në Itali është nga më historikët ndër komunitetet e emigrantëve në Itali duke u renditur të tretët në nivel kombëtar për numër popullsie.

Ndërsa në ishullin e Sicilisë, shqiptarët renditen të dytët në numër pas emigrantëve rumunë e sipas statistikave zyrtare në këtë territor jetojnë rreth 8598 shqiptarë.

Komunat më të goditura nga tërmeti i mëngjesit të 26 dhjetorit 2018 janë territori i provincës së Katanias, komuna Zafferana Etnea e fraksioni i saj Fleri, e komuna Santa Venerina.

Në komunat e zonave të goditura nga tërmeti ekipet e shpëtimit të Departamentit të Mbrojtes civile po verifikojnë në terrotor banesat e dëmtuara e të cilat janë të shumta, Momentalisht banorët e shtëpive të dëmtuara po strehohen në ambientet publike të vënë në dispozicion nga autoritetet vendore si në palestra e shkolla.

Zjarr Tv Ad