Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
9 emigrantë të paligjshëm janë kapur të martën në pikën kufitare të Kapshticës.
Të gjithë i përkisnin gjinisë mashkullore dhe ishin të moshave të ndryshme. Konkretisht, 6 prej tyre ishin palestinezë dhe 3 sirianë.
9 emigrantët u kapën ditën e djeshme dhe më pas u mbajtën në stacionin e kufirit të Kapshticës. Ndërsa sot u sollën në drejtorinë e kufirit të Korcës, ku iu morën edhe deklaratat.
Pas dhënies së deklaratave, mësohet se emigrantët i janë drejtuar qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.