Genc Sejko dhe Avokati Altin Goxhaj:Vendimi i policisë i paligjshëm dhe antikushtetues

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Genc Sejko ka reaguar ne lidhje me vendimin e paligjshëm të policisë për të ndaluar protestën. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Sejko e ka quajtur si një vendimit të paligjshëm dhe antikushtetues ketë vendim të marrë nga ana e policisë.

Ai gjithashtu I ka bërë një thirrje ndjekësve të tij që protesta do të zhvillohet ne orën 17;00 para Kryeministrisë.

Postimi I plotë

MOS HARRO! PROTESTA NESËR NË 17:00 PARA KRYEMINISTRISË!
Ja PËRGJIGJA e Genc Sejko dhe Avokati Altin Goxhaj (avokati i autorizuar) e nisur po dje drejtuar Drejtorisë së Policisë Tiranë ndaj Vendimit të Paligjshëm dhe AntiKushtetues për Ndalimin e Protestës së thirrur nga Diaspora!

Drejtuar:Drejtorisë së Policisë Tiranë

Dërgon:Genc Sejko, i biri Hektorit dhe Fatmirës, shtetësia e dyfishtë shqiptare dhe britanike, dtl 10.08.1980, vendlindja Shkodër, Adresa në Shqipëri “Rr VACE ZELA NDRTESA 18 HYRJA 1 APARTAMENTI 3 NJESIA ADM 7 TIRANE”, ID personal I00810064S
Kontakt Teknik dhe Juridik për komunikim me autoritet policore: Studio Ligjore Aga & Goxhaj, Adresa Kompleksi Magnet-KONTAKT, Pall.LYRA, Ap.2084, Tiranë / Kontakt: CEL: +355676340634 / +355672004545

Lënda:
Konsiderim si absolutisht të pavlevshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Tubimet të Përgjigjes së Drejtorisë së Policisë për “Mbi ndalimet e zhvillimit të tubimit sipas njoftimit Tuaj të datës 24.12.2018” të firmosur nga Drejtori i Parë Z. Kastriot Skënderaj në dt. 26.12.2018

Baza Ligjore:
LIGJ Nr.8773, datë 23.4.2001 PËR TUBIMET

Data e Përgjigjes:
26 Dhjetor 2018

Në bazë të “Ligjit Nr.8773, datë 23.4.2001 PËR TUBIMET”, Neni 5, “Njoftimi i Policisë së Shtetit” është paraqitur Njoftimi i Z. Genc Sejko për tubim të thirrur nga Diaspora në dt. 24.12.2018. Në cilësinë e Drejtorit të Parë Z. Kastriot Skënderaj të Drejtorisë së Policisë Tiranë në dt 26.12.2018 ka dhënë një përgjigje në kundërshtim me Ligjin për tubimet Neni 6, pika 1.a) “Detyrimi i policisë” ku përcaktohet qartë se afati për ta ndaluar një tubim është vetëm 24 orë nga paraqitja e njoftimit nga organizatorët:
Neni 6, “Detyrimi i policisë”
“1. Shefi i Komisariatit të Policisë, brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 2 të nenit 5 ose brenda 8 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 3 të nenit 5 të këtij ligji, me vendim të arsyetuar duhet:
a) “t’i komunikojë organizatorit ose drejtuesit të tubimit ndalimet dhe kufizimet e mundshme ose kushtet e tjera, duke përshirë edhe numrin e personave që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e tij;

Duke qenë se përgjigja është dhënë në kapërcim të këtij afati ligjor kjo është automatikisht e pavlefshme.

Po ashtu në aspektin kushtetues dhe ligjor është në kundërshtim me ligjin ndalimi i të drejtës kushtetuese dhe ligjore të tubimit dhe përgjigja e dhënë nga Drejtoria e Policisë është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën sepse ndalon absolutisht pa alternativë të drejtën kushtetuese dhe ligjore të shtetasve për tubime.

Nga ana tjetër ju kujtojmë se ditët e përcaktuara në Njoftim janë 3 ditë në kohë pushimi kur administrata publike është pushim dhe se kalimi në rrugët publike dhe sheshe për emergjencat është plotësisht i mundur si teknikisht dhe juridikisht bazuar jo vetëm në infrastrukturën pranë Kryeministrisë por edhe në referencë të praktikës të së drejtës kushtetuese për tubime të aplikuar nga studentët përgjatë gjith muajit Dhjetor në ditët e punës dhe po ashtu nga Opozita në 2017 nga Shkurti deri në 17 Maj 2017.

Ftojmë autoritet policore të ndërmarrin veprime në repsekt të ligjit, Kushtetutës dhe të drejtave themelore të njeriut si në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar, kundër urdhërave të paligjshëm politik partiak sepse kjo do të ishte një shkelje e rëndë penale dhe administrative nga ana e autoriteve policore dhe çdo kush që do guxojë do të përballet me forcën dhe ashpërsinë jo vetëm të ligjit por edhe të reagimit publik kombëtar dhe ndërkombëtar. Aty ku Qeveria shkel Liritë Kushtetuese, dhe të drejtat dhe liritë universale të njeriut, popullit i lind e drejta e reagimit në mbrojtje me çdo mjet ligjor të Kushtetutës dhe Ligjit!

Tubimi do të zhvillohet sipas Njoftimit të dorëzuar nga Genc Sejko në dt. 24 Dhjetor 2018 pa kundërshti brenda 24 orësh. Ju lutemi merrni masa për zhvillimin e tubimit sipas Kushtetues dhe Ligjit për Tubimet.

 

Zjarr Tv Ad