Mbrëmjen e sotme, në një pikë karburanti në Korçë një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit ku si pasojë 4 persona mbetën të lënduar.
Makina kishte ndaluar pranjë një pike karburanti në dalje të qytetit për të marrë një porosi. Mësohet se drejtuesja e mjetit ka ndezur një cigare me çakmak, ç’ka ka sjellë që makina të përfshihet nga flakët pasi ka pasur rrjedhje gazi si pasojë e impiantit që ishte i instaluar.
Ishte ndërhyrja e zjarrfikësve ajo që ka bërë të mundur shuarjen në kohë të flakëve të zjarrit.
Njoftimi nga policia:
Më datë 27.12.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 9, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targa AA575PT, në pronësi të shtetases V.D, i cili ka qenë i ndaluar pranë një karburanti.
Për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasi D.M, (punonjës i karburantit) drejtuesja e mjetit V.D, shtetasja J.O dhe shtetasi F.D, që ndodheshin brenda në mjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.