Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton dhënien e një urdhri ekzekutiv për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend vitin e ardhshëm, e cila do të ndalonte kompanitë amerikane nga përdorimi i pajisjeve të telekomunikacionit të prodhuara nga firmat kineze Huawei dhe ZTE, thanë për Reuters burime të njohura me situatën. Ky do të ishte hapi më i fundit në përpjekjet e administratës Trump për të nxitur Huawei Technologies dhe ZTE, dy kompanitë më të mëdha kineze të pajisjeve në internet, nga tregu amerikan, vlerëson agjencia britanike. Urdhri ekzekutiv, i cili është debatuar për më shumë se tetë muaj, mund të shpallet në janar, me direktivën e Ministrisë së Tregtisë për të parandaluar kompanitë amerikane nga blerja e pajisjeve të telekomunikacionit nga prodhuesit e huaj që paraqesin një rrezik të rëndësishëm për sigurinë kombëtare.
Trump ndalon blerjen e pajisjeve kineze Huawei dhe ZTE
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...