Bulqizë/ I pret veshët vëllait të nuses, vjehrri vret dhëndrin

0
252
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Topojan të Bulqizës.

Një person mbeti i vrarë dhe dy të plagosur pas një konflikti të agravuar që ndodhi brenda familjes.

Sipas burimeve paraprake ditën e djeshme dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë, ndërsa sot ka shkuar në shtëpine e saj në Topojan dhe ka plagosur një tjetër me thikë.

Pas sulmit, dhëndri është vrarë nga vjehrri i cili mësohet se e ka goditur me dru mbrapa kokës.

Dhëndri u vra në shtëpinë e njerëzve të nuses gjatë një konflikti familjar, ndërkohë para një dite kishte plagosur kunatin me thikë .

Mësohet se dhëndri ishte nga fshati Gjoricë, ndërsa rrethanat e këtij konflikti mbeten ende të pa qarta.

Policia ka arrestuar  tre persona

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit:
– V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim;
– G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim”.

 

Zjarr Tv Ad