Diaspora proteston sot para Kryeministrisë, Berisha: Bashkohuni!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diaspora shqiptare ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para Kryeministrisë pasditen e sotme.

Ish-Kryeministri Sali Berisha përshëndet këtë protestë dhe thotë se diaspora shqiptare do të jetë sot në ora 17:00, në një proteste historike para Kryeministrisë, kundër “kakistokracisë!”

“Miq, për herë të parë në histori diaspora shqiptare proteston sot kundër lidhjeve të pushtetit me krimin, drogën, korrupsionin, pra regjimit të kakistokracisë të kreut të meduzës Edvin Kristaq Rama”, shkruan Berisha.

Ai ju bën thirrje shqiptarëve të bashkohen me protestën historike të vëllezërve që kanë ardhur nga mijëra kilometër larg në mbështetje të vendit dhe kombit të tyre.

Protesta e diasporës bëhet kundër krimit, korrupsionit, drejtësisë së kapur dhe varfërisë së vendit. 

Zjarr Tv Ad