Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në Lushnje, mbreti i tryezës, gjeli i detit ka shkuar sot me 900 lekë kilogrami. Qytetarët thonë së çmimi është i lartë, ndërsa për fermerët çmimi nuk i justifikon kostot e rritjes.
Tradita e do që gjeli i detit mos ti mungojë tryezës së fundvitit, por përballë këtij fakti qytetarët thonë se e kanë mjaft të vështirë për ta blerë.
Ndërsa për fermerët çmimi edhe pse i lartë nuk i justifikon kostot e rritjes.
“9 mijë lekë( të vjetra) e kemi bërë sot, e kemi shitur dhe me 6. Nuk morëm lekët e harxhimit. Nuk nxjerrin ushqimin që hanë”.
Në krahasim me vitet e kaluara, çmimi pritet të rritet deri në datën 31.
Dhjetori për shumë fermerë është i vetmi muaj nga i cili presin të grumbullojnë të ardhura nga shitja e gjelit të detit.