Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Grabitja është shënuar rreth orës 07:30 e mëngjesit të sotëm në autostradën 96 në provincën e Barit në afërsi të komunës Mellitto Për të realizuar grabitjen e tyre , banditët kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda të cilëve i kishin vënë zjarrin duke vënë kështu në kurth furgonin dhe penguar mbërritjen e forcave të policisë.
Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur ruspën e më pas janë larguar në drejtim të paditur. Furgoni po trasnportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysëm euro. Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj. Autostrada 96 në afërsi të qytetit të Altamurës vazhdon të jetë e mbyllur.