Shqipëria do të nisë fushatën e eliminatoreve për “Euro 2020” kundër ekipit të Turqisë. Ekipi mik ka nisur një revolucion pas një rënie kautike, pasi ka vendosur në krye të stolit Mircea Lucescun. Rumuni me një eksperiencë të madhe në drejtimin e ekipeve kombëtare ka marrë përsipër sfidën e vështirë që të ringrejë turqit. Në një prononcim të tij për mediet rumune, ka analizuar grupin H, aty ku ndodhet skuadra e tij.
“Shqipëria? Është një ekip i fortë. Boshtin e ka nga lojtarë që luajnë në Itali, Seria A dhe B. Na pret një ndeshje shumë e vështirë atje. Grupi ynë është i vetmi që ka 4 ekipe që kanë luajtur në Europianin e Francës. Franca, Islanda, Turqia dhe Shqipëria, praktikisht një luftë e vërtetë”.
Shqipëria do të nisë fushatën eliminatore kundër Turqisë, në ndeshjen që do të luhet më datë 22 mars, prej orës 20:45. Tekniku Christian Panucci duhet të tregojë se sa vlen, pasi ishte shumë pranë largimit nga Shqipëria, por në fund presidenti Armand Duka vendosi që t’i besonte sërish teknikut italian.