Arrestohen dy shqiptarë, plagosën bashkëatdhetarin

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane e provincës së Venecias ka rrestuar dy shtetas shqiptarë të moshës 32 e 46 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale të tentativës së vrasjes ndaj një shqiptari 25-vjeçar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në komunën Jesolo rreth orës 02:30 duke u gdhirë data 2 janar.

Mësohet se dy shqiptarët e arrestuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 25-vjeçarit duke e plagosur në gjoks dhe në njërën këmbë ndërsa më pas janë larguar.

Shqiptari i plagosur ishte në gjendje të rënduar shëndetësore teksa kishte kërkuar ndihmë duke trokitur në një banesë në afërsi të lumit Piave.

Banorët menjëherë lajmëruan ndihmën e shpejtë dhe forcat e rendit.

Pas denoncimit nga i plagosuri, autorët u vunë në prangat e policisë dhe aktualisht ndodhen në burgun e Venecias në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Zjarr Tv Ad