Marrëveshjet Shqipëri-Greqi, Ministria e Jashtme greke komenton ndryshimet në qeveri

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougkalos, duke folur pas ndryshimeve te fundit te bera ne qeverine Rama ka komentuar marredheniet mes dy vendeve, duke theksuar se marreveshja mes paleve kishte arritur ne nivele te kenaqshme por qe u la pas.

Në një intervistë radiofonike, se cilës i referohen mediat greke, ai flet për raportin e Greqisë me fqinjët, duke u ndalur edhe në marrëdheniet me Tiranen zyrtare.

“Aty ku prisnim të kishim konkludimin e këtij progresi të mirë, në festën e 28 tetorit, që përveç përvjetorit festiv kombëtar do të nderonim edhe të rënët në luftën italo-greke në Shqipëri, që për herë të parë gjetën paqe pasi u varrosën me nderime pas 70 vitesh, ndodhi ngjarja e trishtuar me Katsifën”, ka thene ai.

Sipas tij, “për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me politikën e brendshme të vendi fqinj, sipas vlerësimit tim, kemi pasur një ftohje të klimës, por që mendoj se është plotësisht e riparueshme. Përpjekja jonë është pikërisht të risjellim nivelin e diskutimit, aty ku ishte, dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve”- thote ai.

 

Zjarr Tv Ad