Çupi: Shqipëria më e varfëra në Europë nën drejtimin e Ramës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka akuzuar Edi Ramën për gjendjen e rëndë ekonomike në Shqipëri.

Pas raportit europian që nxjerr veriun e Shqipërisë, si rajonin më të varfër në Europë, deputetja Çupi shkruan ‘kjo renditje e shpall  kryeministrin më të dashur për oligarkët e tij e më të urryerin për Shqiptarët’.

Reagimi i plotë i Dhurata Çupit:

Rekordi i radhës i qeverisë Rama  shënohet për klasifikimin në krye të varfërisë për Europën.

Kjo renditje e shpall  kryeministrin më të dashur për oligarkët e tij e më të urryerin për Shqiptarët.

I pari për pasurinë vetjake dhe i fundit për pasurinë e qytetarëve shqiptarë.

Kështu sipas të dhënave nga Statistikat Europjane, veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve  janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me  29.52% të mesatares së Bashkimit Europian.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Zjarr Tv Ad