Zotëronte vetëm një apartament banimi, si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit Alfred Gjoni

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni do të përballet më 9 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Kryetari i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që ka kryer hetimin administrativ për Gjonin përbëhet nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Alfred Gjoni e ka filluar karrierën në vitin 1995 dhe ushtron funksionin e gjyqtarit prej më shumë se 20 vitesh. Ai drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin prej vitit 2010.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Alfred Gjoni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Alfred Gjoni zotëronte vetëm një apartament banimi në Tiranë me vlerë 2 milionë lekë në vitin 2003, kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton e dyfishuar dhe kap vlerën e 4.9 milionë lekëve. Referuar deklaratave të tij, Gjoni zotëron të njëjtin apartament në Tiranë, ndërkohë që e ka shtuar atë me 47 metra katrorë si pjesë e procesit të legalizimit. Ai zotëron gjithashtu kursime të akumuluara në cash në vlerën e 2.9 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 14.9 milionë lekë. Të gjitha të ardhurat në familjen Gjoni janë siguruar përmes pagës nga funksioni të kryefamiljarit gjyqtar.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik rezulton të 14 deklaratat e analizuara rezultojnë pa probleme.

Njësoj si për një numër të konsiderueshme gjyqtarësh, BIRN ka identifikuar edhe për gjyqtarin Gjoni si “flamur të kuq” mbajtjen e sasive të konsiderueshme të kursimeve cash jashtë sistemit bankar. Deri në fund të vitit 2017 ai ka akumuluar 2.9 milionë lekë kursime, ndërkohë që limiti i lejuar ligjor është 1.5 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017
/Reporter.al

 

Zjarr Tv Ad