Vetingu/ Alfred Gjoni, KPK: Fshehu pasurinë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni, doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku do të kalojë në “rrjetën” e vetingut. KPK mbështetur tek deklarimet e bëra nga ILDKPKI, thuhet se ai ka kryer fshehje pasurie.

Mësohet se gjyqtari disponon një apartament 60m², të  blerë  prej 1.9 milionë lekë në vitin 2001, ndërsa bëhet e ditur se subjekti  nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme.

KPK po ashtu thekson se Gjoni zotëron edhe një apartament në Durrës ku tregohet se ai ka të dhëna kontradiktore në deklarimet e tij.

Subjekti gjithashtu ka fshehur përdorimin e tre automjeteve si dhe ka bërë deklarime të pasakta për dhënien e një trashëgimie.

 

Zjarr Tv Ad