Trump: Muri në kufi me Meksikën është i domosdoshëm

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fjalimin e tij drejtuar amerikanëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp fajësoi demokratët për situatën e krijuar prej javësh në vend.

Në kufi me Meksikën ka një krizë humanitare dhe sigurie, dhe emigracioni i paligjshëm e i pakontrolluar dëmton amerikanët. Për këtë arsye ndërtimi i murit është i domosdoshëm. Në këtë mënyrë Donald Trump iu drejtua amerikanëve për t’iu shpjeguar arsyen e “shutdoun”. Sipas tij situata e krijuar ka vetëm një fajtor: demokratët, pasi nuk mbështesin shpenzimet për sigurinë në kufi. Një fjalim i qartë, prej tetë minutash, gjatë të cilit Tramp nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke shmangur kritikat e rradhës. Presidenti bëri të qartë se muri është një zgjedhje mes të mirës dhe të keqes, drejtësisë dhe mungesës së saj. Ai theksoi se kur u betua si president premtoi se do të mbronte vendin, një premtim që do ta mbajë me çdo kusht.

“Ka nga ata që thonë, se muri është immoral. Por shumë prej tyre ndërtojnë barrierë për shtëpitë e tyre, jo sepse urrejnë personat që janë jashtë, por sepse duan ata që janë brenda”. Duke e cilësuar kërkesën prej 5.7 miliard dollarësh për sigurinë në kufi, sit ë ligjshme, Tramp i bëri apel politikës që të veprojë “Sa gjak amerikan duhet të derdhet ende, në mënyrë që kongresi të pranojë të financojë sigurinë në kufij?”.

Ka qenë imenjëhershëm reagimi i demokratëve, Nensi Pelozi i kërkoi Donald Trump që të mos mbante më peng amerikanët. Dhe lideri i demokratëve në senat Çak Shumer u shpreh se kufiri mund të jetë i sigurtë dhe pa një mur të padobishëm dhe të kushtueshëm.

Zjarr Tv Ad