Te vdesesh para urgjences ne QSUT per mungese sherbimi dhe humanizmi

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një burrë 68 vjeç i pastrehë ka vdekur sot në Tiranë, vetëm disa metra larg Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Denoncimi është bërë nga Partia Demokratike, ndërsa videoja është shpërndarë masivisht në rrjet.
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa shkruan në llogarinë e saj në FB:

Hasan Hykja, 68 vjec, i pastrehe vdiq mbremjen e sotme ne te ftohte pasi qendrat sociale nuk e pranonin se kishte kemben e semure diabetike.
Nje tmerr i vertete, qe nuk duhet ta perjetoj asnje kafshe jo me nje njeri.
Propagande e bukur ne tv me qendra sociale duke kercyer e dhene ushqim per festat nga mashtruesi Veliaj nderkohe qe njerezit qe kane nevoje te strehohen ne keto dite te ftohta dimri vdesin rrugeve
”.

Ndërsa videoja po shperndahet me shpejtësi në rrjet, gazetari Osman Tafa shkruan se qytetarët të cilët kishin vërejtur 68-vjeçarin të shtrirë në rrugë, shumë pranë urgjencës kanë lajmëruar personelin, por asnjëri prej infermierëve apo mjekëve në turn nuk ka dalë jashtë për ti dhënë ndihmën e parë Osman Mukjes i cili mësohet se ka marrë ndihmë edhe më parë në QSUT pasi vuante nga probleme të rënda shëndetësore.

Tafa shkruan:
Ai quhet Hasan Hykja, 68 vjec!
Ai ishte nje i pastrehe, nje endacak, i cili prej ditesh kishte kerkuar ndihme per strehim, sepse nuk mundej te duronte te ftohtin.
Ai vuante edhe nga kemba diabetike dhe duket se per kete shkak nuk e pranonin ne asnje Qender Sociale ku ai kishte shkuar. Te gjithe e kthenin me arsyen se ai eshte i semure dhe ne qendrat sociale nuk ka kujdes shendetesor.
Po cfare ndodhi?
Sa here qe ky njeri kishte shkuar ne urgjence, mjeket ia kishin dhene ndihmen qe kishte nevoje.
Sot, edhe pse te njoftuar nga qytetaret, per rreth 30 minuta, nuk doli askush, qe ta merrte dhe ta ndihmonte dhe ai te mos vdiste si qen nga i ftohti. Infermiere dhe mjeke kishin thene se duhet t’ua sillnin brenda se ata nuk mund te dilnin ta merrnin jashte.
Kembenguljes se qytetareve te perseritur, po ashtu infermieret i kane pergjigjur me refuzim, sepse s’mund te dilnin ta merrnin disa metra me tej urgjences. Se di nese ka nje rregull te shkruar qe inferimieri apo mjeku, nuk jep ndihme jashte urgjences
”.

 

Zjarr Tv Ad