Arkeologu Zahi Hawass: Kam zbuluar misterin më të madh të Egjiptit të Lashtë, di ku është varri i Kleopatrës

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arkeologu Zahi Hawass, gjatë një konference për shtyp në Palermo të Italisë, tha se kishte identifikuar vendin e varrit të mbretëreshës së fundit të Egjiptit, rreth 30 kilometra nga qyteti i lashtë i Alessandrisë.

Pas shekujsh të tërë, arkeologu Zahi Hawass është shprehur i bindur se ka zbuluar misterin më të madh të Egjiptit të Lashtë. Hawass ka thënë se ai e di se ku është varri i Kleopatrës, mbretëreshës së fundit egjiptiane që jetoi midis viteve 69 dhe 30 p.e.s.

Gjatë një konference për shtyp në Palermo të Italisë, arkeologu tha se kishte identifikuar vendin e varrit, rreth 30 kilometra nga Alessandria.

“Kemi shpresa se do të gjejmë mumjen e Kleopatrës dhe atë të Mark Antonit. Unë besoj se ata u varrosën së bashku në një varr të vetëm”, ​​tha Hawass.

Sipas tij, ai ndodhej shumë pranë gjetjes së varrit të mbretëreshës së fundit të Egjiptit, pasi ishte bazuar në të gjitha hieroglifet që kishte gjetur lidhur me Kleopatrën.

“Unë jam shumë afër: me të vërtetë mendoj se kam gjetur atë. Tani dimë se ku të shkojmë pikërisht për të gërmuar,” e mbylli arkeologu i njohur.

Zjarr Tv Ad