Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta kanë rinisur në qarkun e Lezhës, ndërsa shumë banorë po përballen me vështirësi.
Sipas raporteve në Mirditë,fshtra të thellë të Kacinarit,Selitës,Oroshit janë ende të bllokuar dhe pse po punohet për hapjen e rrugëve.
Në Lezhë, Njësia Administrative Ungrej është thuajse e izoluar.
Rruga që lidh këtë njësi me Lezhën, mbetet e rrezikshme për shkak të dëborës dhe akullit,ndërsa kalimi është shumë i vështirë për mjetet e tonazhit të rëndë.
Kjo situatë ka krijuar probleme edhe ne arsim, ku në këtë njësi të gjitha shkollat janë mbyllur që prej një jave.
Më problematike sa I takon edhe zhvillimit të mësimit mbetet Mirdita, ku aktualisht në të gjitha njësitë administrative, mësimi është pezulluar, duke përjashtuar qytetin e Rreshenit dhe të Rubikut.
Shtabi i Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Lezhës,bëri me dije po koordinohet puna edhe më bashkitë e tre qarqeve të Lezhës për të normalizuar situatën, teksa nuk raportohen probleme në qarkullim në rrugën e Kombit.