Vazhdon protesta/ Elbasani dhe Durrësi i bashkohen kauzës së studentëve

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur studentë të universiteteve publike në Tiranë janë ngujuar nëpër fakultete, paralelisht me ta protestojnë edhe kolegët e tyre të ‘Aleksandër Xhuvanit’ në Elbasan dhe ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës.

 ELBASAN

Ndonëse në një numër të vogël, rreth 15-20 studentë kanë vijuar protestën, ndërkohë që nëpër auditore zhvillohet mësimi. Protestuesit iu bëjnë thirrje kolegëve të tyre që t’i bashkohen protestës, për plotësimin kështu të 9 kërkesave drejtuar qeverisë.

 DURRËS

Studentët e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor. Pas shumë diskutimeve, studentët referuan tek Këshilli Studentor problematikat që hasin në jetën e përditshme universitare. Një ndër pikat kryesore që u diskutua në takim ishte  edhe qëndrimi që do të mbajnë studentët e UAMD-së, në lidhje me situatën e arsimit në përgjithësi dhe kërkesat që kanë tanimë studentët në mbarë vendin. Në përfundim, studentët arritën në konkluzionin se rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.

“Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve.
Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tanë në pothuajse gjithë vendin.
Procesi mësimor është shumë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një sistem cilësor i arsimit, kësisoj, studentët e UAMD duke filluar nga nesër nisin bojkotimin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona.

Universiteti është i yni
Universitetin e bëjmë vet
Ligjet klienteliste nuk i pranojmë
Bashkohuni me studentët nesër në orën 07:00 pranë UAMD Spitallë, kampus 2”, thuhet në njoftimin e studentëve. 

Zjarr Tv Ad