Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov. Tashmë në institucionet shtetërore do të flitet dhe gjuha shqipe, e cila gjithashtu do të vendoset në uniformat e policisë apo tabelat treguese. Sipas mediave maqedonase rreth 20 për qind e popullsisë janë shqipfolës.

Kreu i Kuvendit,përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar se pasditen e kësaj të hëne ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare. Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është  në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës.

Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Zjarr Tv Ad