Flet avokati i Klement Balilit: U vetëdorëzua vetëm pasi i’u plotësuan kushtet

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Theodhori Sollaku, avokati i Klement Balilit në një dalje për mediat ka folur në lidhje me vetëdorëzimin e klientit të tij në polici.

Sollaku u shpreh se Balili nuk i është shmangur drejtësisë gjatë kohës së arratisë , por mori këtë vendim vetëm pasi iu plotësuan kushtet e tij për vetëdorëzim.

Mes të tjerash ai shtoi se tashmë që kishte ardhur letërporosia nga Greqia, Balili u dorëzua, duke shmangur sipas tij edhe harxhimet që do të kishte shteti shqiptar për qëndrimin e tij këto dy vite në burg.

“Ishte në polic për t’u përballur me akuzat janë ngritur ndaj tij. Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse ska prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë, pra 50 mijë euro, por nuk është kjo kryesore”, pohoi Sollaku.

Sollaku tha ndër të tjera se provat ndaj Balilit janë të dyshimta dhe se nuk ka asnjë bisedë të përgjuar.

“Balili nuk i është shmangur drejtësisë se në 2 vjet prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim procedurial që të ishte e domosdoshme prania e tij. Ditët e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve dhe sot është dorëzuar në Sarandë. Nuk ka kërkuar asnjë garanci. Ne jemi në përfundim të fazës së hetimit do njihemi me aktet dhe këtu do të jemi në vazhdim. Në gjykimin në themel do të shohim si do veprojmë, pasi provat janë të dyshimta. Nuk ka asnjë bisedë të përgjuar, por pretendohet se numri i telefonit grek i përket Klemend Balilit, ndërkohë që kushdo që blen numer telefoni, identifikohet me pasaportë dhe kartë identiteti”- tha ndër të tjera Sollaku.

 

 

Zjarr Tv Ad