Përkujtohet 20 vjetori i masakrës së Reçakut

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kosovë është përkujtuar këtë të martë 20 vjetori i Masakrës së Reçakut, ku mbetën të vrarë nga forcat serbe 45 civilë shqiptarë. Kryeministri Haradinaj, e zyrtarë të tjerë të qeverisë zhvilluan homazhe në përkujtim të viktimave.

“Kurrkush Kosovës nuk ja ka dhënë asnjë certifikatë me i tregu se si kanë vdekur ata njerëz. Së pasi si u morën nga Krusha, nga Meja nga Berishët në Suharekë nga Abria nga Studimja, si u morën? Kush i mori? Kush i çoi? Çfarë i gjeti ata para se me vdekë? A ua morën ndonjë organ? Ai i vranë apo i dhunuan? Asnjë të dhënë nuk ia ka dhënë këtij vendi dikush. Nuk na ka dhënë askush një shpjegim, një certifikatë të thjeshtë”

 Presidenti Hashim Thaçi tha se 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Kosovën dhe se martirët dhe dëshmorët e Reçakut janë themeli i lirisë dhe pavarësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi thekson se 15 janari ishte gjithashtu edhe një kthesë e madhe në ndërkombëtarizimin e luftës së drejtë të popullit të Kosovës. Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, ka kërkuar bashkimin e spektrit politik në dialogun me Serbinë.

“Sovraniteti i shtetit, integriteti territorial dhe institucional janë vlera të shenjta për ne, prandaj edhe të paprekshme. Ne hyjmë në dialog për ta finalizuar shtetndërtimin ndërkombëtar të Kosovës, për ta marrë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”

Masakra e Recakut, pamjet e së cilës bënë xhiron e botës dhe tronditën mbarë opinionin publik, nxiten reagimin e diplomacisë ndërkombëtare e po ashtu edhe fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

 

Zjarr Tv Ad