Ivica Daçic dhe Aleksandër Vulin, dy ministrat e qeverisë serbe, kanë dhënë spektakël gjatë një aktiviteti në ambasadën norvegjeze në Beograd. Dy ministrat e qeverisë serve, Ivica Daçiç dhe Aleksandër Vulin janë bërë protagonistë të një situate qesharake. Pjesëmarrës në një aktivitet në ambasadën norvegjeze në Beograd, secili nga ata duhej të mbante një fjalim të shkurtër në anglisht. Por në momentin që Aleksandër Vulin ka nisur të lexojë fjalimin e tij, ka vënë re se teksti i përkiste në fakt fjalimit të ministrit të jashtëm Ivica Daçiç. Në pamundësi për të dalë nga situata ai ka zgjedhur ta kthejë në shaka duke pyetur asistentët se ku kishte përfunduar fjalimi i tij. Edhe Dacic ka reaguar duke i kërkuar që ti dorëzonte fjalimin e tij dhe të qeshurat në sallë nga të pranishmit kanë qenë të pashmangshme.