Arreston 2 shtetas që tregtonin artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy tregtarë nga Tirana janë arrestuar në Lezhë. Policia bën me dije se kapja e tyre është bërë në kuadër të operacionit “Fake grains”.

Ata tregtonin artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara.

“Nga hetimet disa javore të ndjekura nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë realizimi i operacionit “Fake grains” me arrestimin e shtetasve A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë. Këta shtetas në Lezhë, u kapën në mjetin e tyre me nje sasi artikujsh për t’i tregtuar në lokalet e qytetit të Lezhës”- njofton policia.

Sipas policisë, malli i bllokuar dyshohet pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar.

Veprat penale që akuzohen janë: “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Manipulin i tregut” dhe “Falsifikim i vulave e stampave”.

 

Zjarr Tv Ad