Tentohen të futen celularë në burgun e Lezhës, ishin të fshehur brenda një tenxhereje

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme tre aparate celularë janë tentuar të futen në burgun e Lezhës. Mësohet se celularët ishin fshehur brenda një tenxhereje bashkë me askesorët përkatës. Tenxherja ishte e mbushur me gjellë dhe poshtë kishte një fund të dyfishtë.

Punonjësit e policisë, pas një kontrolli të imtësishëm bënë të mundur gjetjen e celularëve. Materialet përkatëse i kaluan Prokurorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulimin e autorëve të saj.

Mësojmë se ky nuk ishte rasti i parë, kur sendet e ndaluara tentohen të futen në burgun e Lezhës. Pak muaj më parë, policia kapi një top futbolli të fryrë, që u hodh nga jashtë rrethimit të burgut dhe që në brendësi kishte 3 celularë.

Policia e burgjeve, gjatë muajit janar 2019  ka mundur të sekuestrojë 15 celularë, që tentonin të futeshin apo ishin futur në burgje.

 

Zjarr Tv Ad