Kanë rinisur në veri dhe verilindje të vendit reshjet e dëborës, situata vijon të jetë problematike në disa fshatra dhe ku reshjet kanë qenë prezente gjatë orëve te mbrëmjes të hënën.
Ditën e sotme priten reshje mesatare në të gjithë vendin , kryesisht në formë dëbore,në zonat malore të Verilindjes të cilat do të zbresin deri në 300m lartësi , në qarqet Shkodër dhe Kukës. Reshje pritet të ketë edhe në jug ,kryesisht në Vlorë dhe Gjirokastër me intensitet mesatar.
Sa i përket temperaturate minimale dhe maksimale të ajrit ata pritet të arrijnë 7 deri në në 13 gradë celsius, në zonat bregdetare dhe në vendet e ulëta 5 deri në 13 °celsius, ndërsa në vendet malore ato priten të jenë më të ulëta duke lëvizur nga 6 deri në -2 °C.
Gjithashtu sipas Institutit të Gjeoshkencave dhe Mjedisit (IGJEUM) bëhet me dije se era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në jug të vendit dhe në zonat malore.