Ankimimi në KPA, nis seanca për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Artan Lazaj

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi sot seancën për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj.

Lazaj anikomi vendimin e KPK-së, pasi nuk kaloi procesin e vetingut.

Sokol Hazizaj, ishte avokati i tij dhe tha se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori një vendim që bie në kundërshtim me Kodin e Procedurave Penale.

Sokol Hazizaj: Për ne ka shumë vlerë standarti i gjykimit. Jam dakort që subjekti mund të rivlerësohet me një kriter por të zbardhen dhe dy kriteret e tjera.

Trupa gjykuese ka qenë e njëanshme në gjykimin ndaj Lazaj. Komisonierja Brunilda Bekteshi bënte ndërhyrje arbitrare.

KPA regjistroi ankimimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, kundër vendimit të KPK-së më 13 nëntor të vitit të kaluar.

Trupa gjykuese e caktuar me short për çështjen e Lazajt përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

KPK gjeti “fshehje pasurie dhe deklarime të rreme”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumentoi shkarkimin e ish-gjyqtarit Lazaj me 17 shkelje të gjetura në kriterin e pasurisë, të cilat përfshijnë mosdeklarime, deklarime kontradiktore, kontrata fiktive dhe madje deklarim të rremë para Komisionit.

Vendimi i zbardhur më 3 nëntor 2018 i trupës gjykuese të kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici e cilësoi të mjaftueshëm hetimin vetëm për kriterin e pasurisë, ndonëse gjyqtari Lazaj dhe avokati i tij pretenduan të kundërtën.

 

Zjarr Tv Ad