Një aplikacion i ri i lejon shokët e tu që të ta zgjedhin personin me të cilin do të dalësh në takim.
Ky aplikacion quhet Ship dhe ideja e tij është që miqtë që ju njohin më mirë, sesa ju e njihni veten, të identifikojnë profilet e përshtatshme të njerëzve që mund të keni injoruar.
Kjo është një mënyrë e re për të përfshirë shokët e ngushtë në eksperiencat e reja të takimeve. Aplikacioni përdoret duke hapur një profil tëndin dhe duke e plotësuar disa të dhëna kryesore. Më pas ti fton shokët e tu dhe ata bëjnë kërkimet për ty.
Ti mund të zgjedhësh vetë dikë që të pëlqen, por grupi i miqve do të njoftohet menjëherë nëse nis ndonjë bisedë me të.
Por qetësohuni pasi askush nga grupi nuk do të mund t’ju lexojë mesazhet që shkëmbeni me njëri-tjetrin.
Gati ta provoni?