Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një mbledhje e pedagogëve të Universitetit të Tiranës, u mbajt ditën e sotme, ku u miratuan disa kërkesa, ku më kryesoret janë ato për anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe rishikimi i Vendimeve të Këshillit të Ministrave sa i takon universiteteve.
Pedagogët paralajmëruan se do të ndërpresin mësimin pa afat dhe do të shkojnë deri në grevë urie, në rast se kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje pozitive.
Ata shprehën mbështetje ndaj protestës së studentëve duke kërkuar:
-Rishikim dhe ndryshim të ligjit për arsimin e lartë
-Anulimin e menjëhershëm të VKM
-Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve
-Miratim i statusit të pedagogut
-Rritjen e financimit publik për arsimin me 0.5% brenda këtij viti dhe me rritje graduale.