Tirana gjunjëzon Flamurtarin, çerekfinalet më pranë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana arrin një fitore të pastër ndaj Flamurtarit, teksa në “Selman Stërmasi” bardheblutë kanë thyer vlonjatët me shifrat 2-0 në sfidën e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Një ndeshje që ka zgjatur 24 orë, pasi sfida ishte në program të mërkurën në orën 17:00, por reshjet e dendura bënë që zyrtarët e FSHF-së ta zhvendosin për të enjten në orën 13:00. Kryeqytetasit humbën një penallti në minutën e 11-të, kur portieri Koliçi me këmbë neutralizoi goditjen e Hasanit.

Gjithsesi, bardheblutë do të këmbëngulin dhe në të 37′-ën do të gjejnë epërsinë me shtatlartin Ngo, që shfrytëzon mjaft mirë hutimin e mbrojtjes mike. 3 minuta më pas është Hoxhallari që dyfishon, teksa goditja e tij nga distanca përfundon në rrjetë dhe falë bashkëpunimit të portierit Koliçi. Pjesa e dytë është gjithashtu e luftuar, me vlonjatët që nervozohen edhe me vendimet e kryesorit Bajramaj (minuta e 85-të), ndërsa Tirana pretendon një tjetër penallti (84), por pavarësisht antagonizmit, sfida do të përfundojë 2-0 dhe Tirana shkon në Vlorë me një rezultat mjaft të favorshëm për të synuar kalimin e turit.

 

 

 

Zjarr Tv Ad