“Do t’i japim SHBA-së përgjigjen e nevojshme për të mbrojtur interesat e Venezuelës”

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të sanksionuar kompanitë venezuelase të naftës tha se do t’i japin SHBA-së përgjigjen e nevojshme ligjore për të mbrojtur interesat e Venezuelës,

Maduro, i cili javën e kaluar ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, ka pritur në një takim në rezidencën presidenciale në Karakas diplomatët venezuelas që u tërhoqën nga SHBA-ja.

“Me këtë vendim për të sanksionuar duan të vjedhin Citgo nga venezuelasit. Drejtuesve të PDVSA dhe Citgo u kam dhënë udhëzimet për nisjen e procedurave të nevojshme ligjore. Kështu që ne e kuptojmë se qëllimi i SHBA-së është të konfiskojë pasuritë e Venezuelës. Do t’i japim SHBA-së përgjigjen e nevojshme ligjore për të mbrojtur interesat e Venezuelës”, tha Maduro në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive venezuelase të naftës PDVSA dhe Citgo.

Maduro tha se vendimi për sanksionet është marrë me kërkesën e kryetarit të Asamblesë Kombëtare Juan Guaido i cili shpalli veten si “president të përkohshëm” të vendit.

Ai theksoi se diplomatëve venezuelas në SHBA u janë ofruar para që të ndryshonin anën e tyre, por se këta nuk e kanë pranuar këtë gjë.

Pasi ka ripërsëritur thirrjen për dialog ndaj opozitës, Maduro ka thënë: “E di që shumë liderë të opozitës janë kundër drejtimit ekstrem në të cilin po shkon vendi, por nëse heshtni, do të jeni përgjegjës për atë që ndodh në Venezuelë. Tani është koha për guxim, ti themi ‘Jo’ grushtit të shtetit, është koha për t’u ulur në tryezën e dialogut”.

“Ne po përjetojmë ditë historike, po përballemi me një luftë historike. Grusht shteti dhe ndërhyrja kanë mbetur në shekullin e 20-të. Venezuela nuk do të kthehet në shekullin e 20-të. Venezuela do të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj demokratike dhe të lirë”, tha Maduro.

 

Zjarr Tv Ad