270 të dënuar i nënshtrohen monitorimit 24 orë nga dita e nesërme

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regjimi i sistemit 41BIS hyn në fyqi nesër. 

Do të jenë të paktën 270 që pritet ti nënshtrohen regjimit të këtij sistemi, bëri të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila së bashku me prokurorin e Antimafias, itaiane Federico Cafiero De Raho  inspektuan sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të të gjitha institucioneve penitenciare

“Konferenca kishte të bënte me zbatimin e regjimit të sistemit BIS i cili hyn në fuqi nesër dhe do të nisë të zbatohet me asistencën e prokurorisë së antimafias apo dhe partnerëve tanë, por gjithashtu italianë që na kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme për dizenjimin e aplikimin e këtij regjimi të posacëm. 

Me një përllogaritje të përafërt janë rreth 270 subjekte që pritet ti nënshtrohen regjimit 41 BIS.

Është menduar të ketë ambiente të posaçme në institucione që kanë seksione të sigurisë së lartë”

Duke theksuar se lufta kundër kriminalitetit është prioritet ministrja e Drejtësisë nënvizoi:  “Me aplikimin e 41 Bis dhe sallën operacionale do të arrijmë të minimizojmë të gjitha rastet kur krimi i organizuar vazhdon aktivitetin dhe në sistemin penitencial.”

Organizatat kriminale kudo– Prokurori i antimafias e quajti te domosdoshem kete regjim. 

Federico Cafiero De Raho tha:“Ka një zhvillim të madh nga pala shqiptare dhe mjete për të luftuar krimin e organizuar shqiptar.

Dhe instrumenti i regjimit të posacëm për disa të dënuar që janë të rrezikshëm pasi janë eksponentë të organizatave kriminale janë të domosdshme.

Ka synim që kapot që kanë drejtuar organizata kriminale, në momentin që janë arrestuar të ndërpresin urdhrat dhe të vijojnë projektet e tyre edhe nga brenda burgut.

Kjo do të thotë dobësim i organizatave kriminale si dhe dhënie e një sinjali për qytetarët se ndryshimi po bëhet.”

Ju kujtojmë se organizatat kriminale janë ata që investojnë qindra miliona euro që vijnë nga trafiku i drogës në aktivitetin ekonomik në Shqipëri me qëllim që të kushtëzojë zhvillimin e ekonomisë legale.

Është ajo që po bëhet prej vitesh dhe që po nis të bëhet edhe në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse jam kthyer në Shqipëri, sepse ka një shkëmbim të informacioneve që rezultojnë të nevojshme ku organizatat kriminale shqiptare janë zhvilluar në të gjithë territorin kombëtar.”

Zjarr Tv Ad