Spiropali deklaroi se kjo që po ndodh nuk është protesta e vërtetë dhe se protesta e vërtetë i hapi rrugë Paktit për Universitetin.
Spiropali deklaroi se kjo që po ndodh nuk është protesta e vërtetë dhe se protesta e vërtetë i hapi rrugë Paktit për Universitetin.
“Ne do bëjmë për Universitetin atë që nuk është bërë në 27 vite. Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, i cili është i angazhuar së bashku me disa segmente të vogla të Universitetit dhe të ushqyera ndër vite me tituj të pa merituar dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore jo është një shfaqje ekstreme e një opozite që nuk ka asnjë ide dhe lidership”, u shpreh Spiropali.