Komisioni hetimor që do të verifikonte veprimet dhe mosveprimet e organeve hetimore për fenomenin e kultivimit e narkotikëve dhe për ish-ministrin e brendshëm, i quajtur ndryshe edhe komisioni “Tahiri” ka qenë sot tema e diskutimeve të Konferencës së Kryetarëve.
Kryetari i grupit parlamentarë te PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit tha se opozita ka të drejtë të bëj kërkesën e saj prapë dhe ne jemi gati të ngremë sërish këtë komision.
“Partia Demokratike kishte harruar që kishte kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Dihet qëndrimi ynë i qartë dhe sa herë të ketë kërkesë ne do ta ngremë komisionin.
Në kushtet që ka dy muaj që komisionit i ka mbaruar mandati dhe opozita ka fjetur gjumë, opozita duhet të sjellë kërkesën përsëri që të vijojë procesi hetimor siç e duan ata. Në asnjë rast nuk do të shkelet nga ana jonë as ligji e as Kushtetuta nuk do ta lejojmë këtë gjë se opozita ka qenë në gjumë”, tha Ballla.