Borë dhe acar në Evropë e SHBA

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshje të dendura bore dhe erëra që kapnin shpejtësinë e 133 km në orë, shkaktuan jo pak probleme nëpër rrugë dhe bënë që të ndërpriteshin shumë linja të furnizimit me energji elektrike. Gjatë të mërkurës, meteorologët kanë paralajmëruar për 5-15 centimetra borë në shumë zona. Autoritetet i kanë kërkuar shoferëve të tregohen ekstremisht të kujdesshëm dhe të evitojnë daljen në rrugë nëse nuk është e domosdoshme.
Stuhia “Gabriel” nuk ka kursyer edhe vendet e tjera qe kane qene pjese e trajektores se saj, përfshirë Spanjën dhe Britaninë e Madhe. Në aeroportin e Manchester avionët kanë qëndruar në tokë, shkollat janë mbyllur dhe miliona vetë përballen me kaos në udhëtime. Acari që ka mbërthyer Britaninë, sipas parashikuesve do të zgjasë për gjatë gjithë javës.
Ndërkohë që situata nuk është aspak më e mirë edhe përtej atlantikut. Shtetet e bashkuara por edhe Kanadaja, do të përfshihen këtë javë nga një acar i madh që mund të përjetohet vetëm një herë në një gjeneratë, kanë paralajmëruar meteorologët, me temperaturat që do të zbresin deri në -53 gradë celcius.

Zjarr Tv Ad