Rauf Arashukov, 32 vjeç, dyshohet të ketë orkestruar vrasjet e dy personave të profilit të lartë në rajonin Karachaevo-Cherkessiya, në vitin 2010. Njësia e hetimeve federale pranë Komitetit Hetimor të Rusisë, tha se Arashuk u arrestua pasi dhoma e lartë e parlamentit votoi për të revokuar imunitetin e tij nga ndjekja penale. Ai u arrestua dhe u largua nga ndërtesa të mërkurën, thanë njoftimet. Z. Arashukov, djali i një biznesmeni të fuqishëm, u propozua nga legjislativi vendas dhe u dërgua në Këshillin e Federatës në vitin 2016, duke u bërë deputeti më i ri i Këshillit. Mediat ruse citojnë burime nga hetimi, sipas të cilave, tre vetë dëshmuan kundër z. Arashukov dhe e akuzuan atë për orkestrimin e vrasjes së një aktivisti të mirënjohur lokal.
“Radio Evropa e Lirë” e financuar nga Soros, raportoi se sesioni i parlamentit gjatë të cilit u arrestua z. Arashukov ishte i mbyllur për gazetarët dhe se zyrtarët e Shërbimit të Gardës Federale kishin bllokuar hyrjen në sallë.
- Arashukov u ndal para se të dilte nga dhoma ku deputetët po diskutonin mocionin për t’i hequr atij imunitetin.
Një politikan, Sergei Kalashnikov, i cili ishte i pranishëm kur oficerët e sigurimit arrestuan z. Arashukov, tha se askush nuk priste që kjo të ndodhte.
“Kjo ishte një surprizë e plotë për të gjithë duke përfshirë të dyshuarin”, i tha Kalashnikov agjencisë së lajmeve Interfax.
Më vonë të mërkurën, hetuesit njoftuan se babai i Arashukov, Raul, një menaxher i lartë në Gazprom, u arrestua me dyshimin për përvetësim të furnizimeve me gaz prej 30 miliardë rublash.