Kadri Veseli: Ku është Amerika është Kosova

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vazhduar me deklaratat që po e thellojnë hendekun ndërmjet partnerëve të koalicionit për shkak të taksës ndaj Serbisë.Veseli në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku është caktuar seanca për buxhetin, i pyetur rreth zhvillimeve të fundit në skenë politike, ka thënë se ai nuk është përfaqësues medial i askujt.

“Unë nuk jam përfaqësues medial i askujt, jam kryetar i PDK’së, jam lider i koalicionit, jam kryetar i Kuvendit. Mbaj qëndrim në lidhje me sovranitetin e shtetit ku interesi i shtetit dhe i Amerikës është një”, ka thënë kryeparlamentari pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ku është Amerika është Kosova ku është Kosova është Amerika” ka thënë Veseli shkurt për media.

Zjarr Tv Ad