Albin Kurti kundër Thaçit, paralajmëron protesta

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur “pazar” dialogun me Serbinë.Ai ka paralajmëruar se nëse nuk ndalen idetë e presidentit që në dialog të diskutohen territoret e Kosovës, kjo Lëvizje do të organizojë protesta masive.

“Protesta e 29 shtatorit ka qenë masive por ajo do të jetë e vogël krahasuar me protestat e ardhshme nëse nuk ndalet ky president”, ka thënë Kurti, transmeton Zëri.

Kurti u shpreh se nuk është e drejtë të dialogohet në Bruksel përderisa për luftën në Kosovë po gjykohet UCK e jo ushtarët e Serbisë.

“Nuk ka kuptim dialogu përderisa dërgohen ftesa nga gjykata speciale për ushtarët e UCK-së. Edhe gjykata edhe negociata nuk shkon. Nuk guxojmë të gabojmë duhet të nxjerrim mësime nga gabimet e dialogut 6 vjeçar”, theksoi ai.

 

Zjarr Tv Ad