Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ndodhur një ditë më parë ku mbeti i vrarë ish-efektivit.
Bëhet me dije se vrasësit ishin përgatitur dhe donin patjetër vdekjen e objektivit.
Kjo ishte dhe një nga arsyet pse, Arben Bilali ishte ngujuar dhe nuk dilte nga banesa pothuajse fare, për shkak të vrasjes së dy vëllezërve të tjerë të tij, Bujar Bilali në 1998 dhe Leonard Bilali në 2010, për të njëjtën histori hakmarrjesh.
Mbetet ende enigmë se kush ka qenë motivi apo personi që ka nxjerrë nga shtëpia 50-vjeçarin, duke qenë se familja ishte në hasmëri me një tjetër familje në zonë.
Mësohet se në zonën ku ndodhet banesa e familjes Bilali nuk ka dyqane, lokale apo subjekte të tjera ku mund të shkonte Arbeni. Hidhen hie dyshimi se ka qenë një person i njohur i tij, i cili mund ta ketë nxjerrë nga banesa.
Policia e Tiranës ka gjetur 15 gëzhoja në vendin ku u vra ish-efektivi i policisë, Arben Bilali, e ndërsa janë shoqëruar disa persona që po merren në pyetje për të zbuluar detaje që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.